Këngë të reja së shpejti? Dua Lipa rikthehet në studio

Mediale Vip

Këngë të reja së shpejti? Dua Lipa rikthehet në studio

Më: 21 shkurt 2026 Në ora: 18:59
Dua Lipa

Dua Lipa ka qëndruar së fundmi në studio muzikore.

Ylli shqiptar me famë botërore ka disa ditë që po qëndron në Paris, ku edhe ka shfrytëzuar kohën për të prodhuar muzikë të re.

Në një kolazh fotografish të publikuar në Instagram, Dua ka bërë vend edhe për disa foto nga studio, ku shihet duke punuar.

Ky është një lajm i mirë për fansat e artistes, që kanë kohë që s’kanë dëgjuar projekt të ri nga ajo.

Dua po shijon suksesin e padiskutueshëm të albumit “Radical Optimism”, të publikuar në maj të 2024-tës.

Këngë të këtij albumi, si “Training Season” dhe “Houdini”, janë shndërruar në hite globale

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat