Kushtrim Kelani flet për raportin me Sasën pas daljes nga Big Brother

Mediale Vip

Kushtrim Kelani flet për raportin me Sasën pas daljes nga Big Brother

Më: 22 shkurt 2026 Në ora: 21:19
Sasa/ Kushtrim Kelani

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Kushtrim Kelani, ka folur për marrëdhënien me Sasa Hodën, banoren me të cilën sa ishte brenda ishte shumë i lidhur.

Artisti tregoi se ka dalë për të pirë kafe me Sasën dhe me të njëjtën kanë biseduar për shumëçka.

Megjithatë, ai konfirmoi se me ish-konkurrenten përpos shoqërisë së mirë, nuk ka asgjë më shumë.

“Kemi dalë, kemi pi kafe, kemi folur për ditët brenda shtëpisë së BBVK-së, përndryshe fjalët qëndrojnë që jemi dy shokë shumë të mirë edhe jashtë”, u shpreh ai.

Sasa nga ana tjetër kishte shprehur pëlqim për Kushtrimin, sa ishin brenda shtëpisë.

Sidoqoftë, mes tyre tani ka ngelur një miqësi e mirë që do të vazhdojë gjatë.

Finalja e madhe e Big Brother në ndërkohë do të mbahet më 27 shkurt (e premte).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat