Alba Pollozhani "thyen" rekordin, shfaqet në finalen e "BBVK" me fustanin 25 mijë eurosh

Mediale Vip

Alba Pollozhani "thyen" rekordin, shfaqet në finalen e "BBVK" me fustanin 25 mijë eurosh

Më: 1 mars 2026 Në ora: 09:54
Alba Pollozhani shfaqet në finalen e "BBVK" me fustanin 25 mijë eurosh

Finalja e madhe e “Big Brother VIP Kosova” nuk ishte vetëm një natë emocionesh për fitoren e Londrimit, por edhe një sfilatë e vërtetë mode, ku vëmendjen kryesore e vodhi ish-banorja Alba Pollozhani.

Alba, e cila u rikthye në natën finale si e ftuar, la të gjithë pa fjalë me pamjen e saj, e veshur me një fustan të zi nga marka prestigjioze Balmain.

Raportohet, ky fustan luksoz kap vlerën e jashtëzakonshme prej 25,000 eurosh.

Me një prerje që theksonte linjat dhe një dizajn që ndërthurte klasin me guximin, Alba tregoi edhe një herë se stili i saj mbetet i një niveli botëror.

Gjatë bisedës me moderatorët, ajo u shpreh e emocionuar për rikthimin në skenë dhe falënderoi publikun për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë që nga dita e parë e deri pas daljes nga shtëpia.

Edhe pse nuk arriti në finale si konkurrente, Alba Pollozhani padyshim “fitoi” vëmendjen e mbrëmjes me këtë zgjedhje mjaft të kushtueshme, duke vendosur një standard të ri për veshjet e “showbiz-it” shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat