‘Sapo pashë raketë’, Drilon Rama bllokohet në Dubai

Mediale Vip

‘Sapo pashë raketë’, Drilon Rama bllokohet në Dubai

Më: 1 mars 2026 Në ora: 13:12
Driloni

Situata e nxehtë dhe tejet e rrezikshme në Lindjen e Mesme ka prekur drejtpërdrejt edhe figurat e showbiz-it shqiptar. Ndërkohë që bota po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit dhe sulmet që kanë përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë orëve të fundit, fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka mbetur i bllokuar në Dubai. Me hapësirën ajrore të mbyllur tërësisht dhe aeroportin e paralizuar pas raketave të lëshuara mbi qytet, kthimi në shtëpi për momentin është një mision kategorikisht i pamundur për të.

Për të qetësuar ndjekësit e tij të shumtë që e kanë mbytur me pyetje e thirrje, Driloni ka ndarë një videomesazh të drejtpërdrejtë. Ai shpjegoi se, pavarësisht situatës kaotike dhe “punës së luftës” që po ndodh atje, gjendja e tij fizike është e mirë dhe është i sigurt. Boksieri ndau një detaj të frikshëm nga vendngjarja, duke rrëfyer se sapo kishin parë një raketë në qiell dhe se forcat e sigurisë i kishin detyruar të gjithë njerëzit që ndodheshin duke ecur në rrugë të ktheheshin urgjentisht nëpër dhoma.

“Mos u bëni merak. Jam duke marrë shumë mesazhe po mirë çdo gjë. Jam në Dubai për fat të keq, por nuk është që po merren vesh gjërat fort këtu. Puna e luftës. Ne sapo pamë një raketë dhe i çuan njerëzit që kishin dalë për të ecur në shtëpi. Jemi duke pritur. Nuk ke as të drejtë të kthehesh. Krejt aeroporti është mbyllur po jemi mirë, mos u bëni merak,” u shpreh ai në adresimin e tij për publikun.

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait ka pezulluar çdo operacion pas rrezikut të lartë dhe ka dëme të raportuara nga mediat ndërkombëtare, duke lënë mijëra udhëtarë të bllokuar nëpër hotele.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat