Yllka Kuqi në pritje të ëmbël për herë të dytë?

Mediale Vip

Yllka Kuqi në pritje të ëmbël për herë të dytë?

Më: 7 mars 2026 Në ora: 06:18
Këngëtarja e njohur shqiptare Yllka Kuqi

Këngëtarja e njohur shqiptare Yllka Kuqi njihet për faktin se gjithmonë ka ditur ta menaxhojë shumë mirë jetën private krahas karrierës së saj muzikore.

Së fundmi në rrjetet sociale kanë nisur aludimet se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël për herë të dytë.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pas një fotografie të fundit të publikuar nga këngëtarja, ku ndjekësit kanë vënë re një bark të rrumbullakosur.

Image
Këngëtarja e njohur shqiptare Yllka Kuqi

Kujtojmë se Yllka Kuqi është bërë nënë vite më parë dhe ka një vajzë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse këto aludime do të konfirmohen nga vetë artistja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat