U përball me komente negative për shkak të këmbëve të pista, flet për herë të parë Benny Blanco: Unë mbaj erë të mirë edhe nëse nuk lahem

Mediale Vip

U përball me komente negative për shkak të këmbëve të pista, flet për herë të parë Benny Blanco: Unë mbaj erë të mirë edhe nëse nuk lahem

Më: 11 mars 2026 Në ora: 21:58
Benny Blanco/ Selena Gomez

Producenti i njohur muzikor, Benny Blanco, iu përgjigj kritikave për higjienën e tij personale pas një videoje ku gruaja e tij, Selena Gomez, shihej duke i puthur këmbën  e pistë gjatë një episodi të podcastit të tij “Friends Keep Secrets”.

38-vjeçari e trajtoi çështjen në mënyrë indirekte gjatë një episodi të fundit të podkastit, ku ishte i ftuar këngëtari Ed Sheeran. Blanco e pyeti Sheeran nëse bën dush çdo ditë, dhe ky i fundit tha se zakonisht lahet dy herë në ditë.

“Më duket sikur jemi pak të ngjashëm. Duket sikur nuk mbajmë erë të mirë, por ti në të vërtetë je personi që mban erë më të mirë se kushdo që njoh,” shtoi Ed Sheeren.

“E di, mbaj erë të mirë,”  iu përgjigj me humor Blanco.

Momenti që shkaktoi reagime të forta në rrjetet sociale ndodhi në një episod më të hershëm të podkastit, kur Selena Gomez, e ulur në dysheme, u përkul dhe i puthi këmbën që Blanco kishte mbështetur mbi një tavolinë kafeje. Shumë përdorues kritikuan këtë moment dhe pretenduan se këmbët e producentit dukeshin “të ndyra”.

Ky reagim i Blancos duket se vjen si një mënyrë për të qetësuar situatën dhe për të shpjeguar se nuk ka asnjë problem me higjienën e tij personale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat