Arrestimi i Gjestit: Xheneta ka diçka për të thënë

Mediale Vip

Arrestimi i Gjestit: Xheneta ka diçka për të thënë

Më: 12 mars 2026 Në ora: 22:38
Xheneta dhe Gjesti

Pas arrestimit të Gjestit, ka reaguar edhe ish-partnerja e tij, Xheneta Fetahu, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje për më shumë mirëkuptim nga publiku.

Në reagimin e saj në Instagram, ajo thekson se nuk po përpiqet të justifikojë asnjë sjellje të gabuar, por shton se shpesh presioni i vazhdueshëm dhe përballja me padrejtësi mund ta çojnë një person drejt reagimeve të papritura. 

“Nuk po arsyetoj askënd, por një gjë është e qartë, kur presioni rritet dhe kufizimet shtohen, situatat shpërthejnë”, shkruan ajo.

Image
Foto

Reagimi i saj vjen pas incidentit të ndodhur një ditë më parë në zyrat e kompanisë Onima, ku reperi Gjesti u shoqërua nga policia pas një përplasjeje me stafin e kompanisë. Sipas raportimeve, konflikti nisi pas një debati mes artistit dhe drejtuesve të kompanisë lidhur me çështje kontrate dhe më pas përshkallëzoi deri në dëmtimin e disa pajisjeve në zyrë.

Ndërkohë, fituesi i “Big Brother VIP Albania” ndodhet në paraburgim, ndërsa është konfirmuar se nesër në orën 09:30 do të mbahet seanca gjyqësore ku pritet të vendoset masa e sigurisë ndaj tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat