Lore befason me atë se çfarë i kanë treguar fansat për të

Mediale Vip

Lore befason me atë se çfarë i kanë treguar fansat për të

Më: 12 mars 2026 Në ora: 23:40
Lore

Në ekranin e RTV Dukagjini ka nisur transmetimin episodi i parë i spektaklit të ri “R Studio”, një format argëtues që premton intervista interesante dhe momente spontane me personazhe të njohur.

Emisioni drejtohet nga Fis Juniku, ndërsa në episodin e parë e ftuar ishte këngëtarja e re dhe simpatike Lore.

Artistja, e cila u bë e njohur për publikun edhe si ish-banore e Big Brother VIP Albania, u përball me disa pyetje interesante gjatë intervistës. Mes tyre ishte edhe pyetja se cili kishte qenë komenti më i çuditshëm që kishte marrë ndonjëherë nga fansat.

Lore, duke bërë shaka me faktin se emisioni transmetohej pas mesnate, tha se komenti që i kishte bërë më shumë përshtypje ishte “me pullë të kuqe”.

Duke qenë se zëri im iu vjen shumë sensual, më kanë dërguar mesazh duke më treguar që dëgjojnë këngën time teksa bëjnë seks”, u shpreh ajo.

Deklarata e saj shkaktoi menjëherë të qeshura në studio, duke e kthyer momentin në një situatë mjaft qesharake gjatë intervistës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat