Babai i Selin pas deklaratave të rënda për Mirin: I qëndroj fjalëve të mia deri sa të vdes

Mediale Vip

Babai i Selin pas deklaratave të rënda për Mirin: I qëndroj fjalëve të mia deri sa të vdes

Më: 15 mars 2026 Në ora: 18:49
Miri/ Selin

Në një lidhje telefonike në “Fan Club" ishte ditën e sotme (e diel) babai i Selin Bollatit.

Ai është pyetur për situatat brenda, raportet dhe për deklaratat që ka bërë në lidhje me konkurrentët e tjerë.

I pyetur nga moderatorja Kiara Tito, nëse i qëndron fjalëve që ka thënë për Mirin, ai u përgjigj 'deri sa të vdesë', ndërsa shtoi se ka 'neveri për atë person'.

“Unë në këto momente ndodhem si kokrra e mollës, ashtu si ka thënë edhe vajza ime. Jam në Afrikë të Jugut. Unë jam shumë mirë edhe mund të bëjmë edhe një video call edhe e shikoni sa mirë që jam. Për deklaratën që kam bërë për Mirin, nuk jam pishman zero. I qëndroj fjalëve të mia deri në vdekje", u shpreh ai.

"Selin është njeri i besës edhe në asnjë moment nuk e nomininoi Mirin deri sa e pa si është e vërteta. Edhe për besën që i dha atij në fillim të programit, e ka mbajtur atë besë deri në fund, derisa e kuptoi që e ka keqpërdorur këtë besë. Mos më bëni më pyetje për atë, e kam neveri, nuk dua të flas më edhe t’i jap vlera më atij", theksoi mes tjerash.

"Unë jam shumë krenar për vajzën time, e kam mbretëreshë“, tha babai i Selin në një lidhje telefonike.

Banorja tani po shijon një lidhje të re dashurie me DJ nga Kosova, Gimbon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat