DJ Gimbo ia huq - nuk e di vitin se kur është shpallur Pavarësia e Kosovës

Mediale Vip

DJ Gimbo ia huq - nuk e di vitin se kur është shpallur Pavarësia e Kosovës

Më: 15 mars 2026 Në ora: 22:53
DJ Gimbo

DJ nga Kosova, Gimbo, është bërë pjesë e një momenti që ka tërhequr vëmendjen e publikut gjatë një kuizi të zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Gjatë lojës me pyetje, banorëve iu kërkua të përgjigjeshin për disa tema të ndryshme, ndërsa njëra prej pyetjeve kishte të bënte me historinë e Kosovës.

Konkretisht, Gimbo u pyet se në cilin vit ishte shpallur Pavarësia e Kosovës.

Në përpjekje për të dhënë përgjigjen, ai fillimisht përmendi vitin 2007, ndërsa më pas shtoi edhe 2009, duke thënë: “17 shkurt 2007, 2009”.

Përgjigjja e tij rezultoi e pasaktë, pasi data e saktë e shpalljes së Pavarësisë është 17 shkurti i vitit 2008.

Momenti u komentua menjëherë edhe nga ndjekësit në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre reaguan lidhur me gabimin e bërë nga DJ-i kosovar gjatë kuizit.

Veç kësaj, duket se Gimbo nuk qëlloi asnjë përgjigje tjetër rreth pyetjeve që iu shfaqën në ekran në BBVA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat