E shtrembëron dhe e përqesh, familja e Brikenës i reagojnë Gimbos

Mediale Vip

E shtrembëron dhe e përqesh, familja e Brikenës i reagojnë Gimbos

Më: 15 mars 2026 Në ora: 23:05
DJ Gimbo dhe Brikena

Ngjarjet në Big Brother VIP Albania 5 duket se reflektojnë edhe jashtë atij formati.

Së fundmi një gjest i Gimbos ka marrë vëmendje të madhe dhe është shpërndarë gjithandej.

Madje edhe në Instagramin zyrtar të modeles, që menaxhohet nga familjarët.

DJ nga Kosova e përqesh dhe tallet me pamjen e saj, ndonëse ky veprim mori reagime të shumta.

Në Instagram të Brikenës është ndarë videoja e Gimbos dhe shkruan: "E kuptojmë panikun e nominimit, po të merresh me fytyrën e një vajze është thjesht ‘ulërimë’ për vëmendje".

"Disa kanë mimika, e disa kanë vetëm maska që po u bien çdo ditë. Publiku i sheh të dyja. Kush qesh i fundit, qesh më mirë", thonë më tej.

Brikena dhe Gimbo ndërkaq janë në televotim për të martën, ku njëri prej tyre do të eliminohet nga gara.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brikena Selmani (@itsbriki)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat