Familja reagojnë dhe kërkojnë falje pas shtrembërimit dhe talljes së Gimbos ndaj Brikenës

Mediale Vip

Familja reagojnë dhe kërkojnë falje pas shtrembërimit dhe talljes së Gimbos ndaj Brikenës

Më: 16 mars 2026 Në ora: 21:41
Gimbo, Brikena

Familja e DJ Gimbos ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram pas kritikave të shumta që pasuan një video virale, ku ai u pa duke imituar ose duke bërë mimikë ndaj Brikena Selmani, gjë që u interpretua nga shumë persona si tallje me pamjen e saj.

Në reagimin e tyre, familjarët e artistit kanë kërkuar falje publike nëse veprimi i tij është kuptuar në mënyrë negative ose ka lënduar Brikenën dhe familjen e saj, duke theksuar se nuk ka qenë qëllimi i tij të ofendojë apo të nënçmojë askënd.

Në postimin e publikuar në Instagram, familja e tij shkruan:

"Si familja e Gimbos, kërkojmë falje nëse imitimi me mimika ndaj Brikenës është kuptuar keq apo ka lënduar atë dhe familjen e saj.

Besojmë që nuk ka qenë qëllimi i tij të ofendojë apo të nënçmojë askënd.

Duhet të kemi parasysh që ai ndodhet në izolim dhe nën presionin e lojës në Big Brother, gjë që ndonjëherë ndikon në reagime apo situata që mund të duken ndryshe jashtë.

Respekti ndaj çdo personi dhe familjeje është shumë i rëndësishëm për ne dhe shpresojmë që kjo të kuptohet si një situatë e momentit.Kërkojmë falje sinqerisht dhe shpresojmë në mirëkuptim.

Familja e Gimbos".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat