Bashkëvendësit krenarë me Luana Bajramin pas suksesit në Oscar

Mediale Vip

Bashkëvendësit krenarë me Luana Bajramin pas suksesit në Oscar

Më: 16 mars 2026 Në ora: 21:46
Luana Bajrami

Është fshat disa kilometra larg Ferizajt.

E këtu nisi hapat e parë edhe aktorja dhe regjisorja Luana Bajrami.

Bajrami e cila vjen nga fshati Pleshinë e Ferizajt  së fundmi arriti të ketë një suksese të madh në kinematografinë botërore.

Përmes filmit të shkurtër “Two People Exchanging Saliva”, ku ajo luan rolin kryesor,arritën  çmimin “Oscar”

Por rruga e saj drejt suksesit, familjarët thonë se nuk ishte rastësi.

“Çdo vit ka ardhur në Kosovë për pushime, e lindur dhe rritur në Francë dhe me vajzën time ka qenë si shoqe, ka aktruar edhe si e vogël si e di” , ka thënë Rrahmani.

Vet Synavere Rrahmani, thotë se ka marrë pjesë në dy filmat e Luana Bajramit.

“Po dy filmat i kemi xhiruar më të, jam krenare për të , i uroj shumë suksese se ajo është e pandalshme qysh e njoh. Kam marrë pjesë në filimin “Tri luaneshat e kodrës”, edhe “Bota jonë” në vitin 2023 më i fundit”, u shpreh tutje Rrahmani.

E lajmi për fitimin e çmimit të madh në botën e filmit, nuk ishte befasi për kolegën e saj.

“Ështu shumë e zellshme në punë. Kur ta kap një punë deri të kryn nuk ndalet edhe u ditë suksesi i saj.Gëzim i madh, kjo është një sukese i madh r nënë por edhe për gjithë shqiptarinë”, ka theksuar Rrahmani.

Luana Bajrami është e njohur edhe për rolet e saj në filma të tjerë të vlerësuar ndërkombëtarisht, si Portrait of a Lady on Fire (2019) dhe School’s Out (2018), duke u afirmuar si një nga aktoret e reja më premtuese në kinemanë evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat