Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka bërë përsëri bujë në Instagram duke publikuar një foto ku shfaqet tejet stil dhe me veshje të zeza.
Ajo ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave të saj online.
Në imazhin e fundit të ndarë nga profili i saj zyrtar, Tahiri duket elegante dhe “hot” e veshur me të zezë, çka ka fituar komente pozitive dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj.
Tahiri ka një karrierë të gjatë në muzikë dhe një numër të madh ndjekësish në rajon, dhe postimet e saj vazhdojnë të jenë ndër më të komentuarat në mediat sociale.