Gimbo shfaqet i prangosur në një ambient të shtëpisë së BBV 5, si e priti Selin

Mediale Vip

Gimbo shfaqet i prangosur në një ambient të shtëpisë së BBV 5, si e priti Selin

Më: 27 mars 2026 Në ora: 20:34
Selin/ Gimbo

Sfida e mosreagimeve vijon në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ku banorët nuk duhet të reagojnë ndaj situatave të ndryshme dhe ndaj të ftuarve të papritur.

Të mërkurën, në ekranin e madh në living u shfaq një lajm i rremë në lidhje me Gimbon që është arrestuar. Selin e pa lajmin, por nuk e komentoi me asnjë prej banorëve.

Ditën e sotme, ish-banori është rikthyer në shtëpi në kuadër të sfidës së mosreagimeve. Ai shfaqet me pranga në duar.

Teksa banorët e shohin në living, Selin dëgjohet të thotë:

“Vëllai i Madh mos ma bëj këtë të lutem”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat