“Të kujtojnë gjë?”/ Rogerti i nxjerr live xhaketat e Ilir Metës Monika Kryemadhit në spektakël, ja si përgjigjet ajo

Mediale Vip

“Të kujtojnë gjë?”/ Rogerti i nxjerr live xhaketat e Ilir Metës Monika Kryemadhit në spektakël, ja si përgjigjet ajo

Më: 1 prill 2026 Në ora: 23:11
Rogerti i nxjerr live xhaketat e Ilir Metës

Një situatë e “pazakontë” ka ndodhur këtë mbrëmje gjatë spektaklit të sotëm.

Monika Kyemadhi është vënë në “kurth” për 1 Prillin, ku Rogerti i është drejtuar duke i thënë se ata njihen para se të ishin në Big Brother dhe se kanë pasur një pakt për ta mbrojtur si opinioniste.

Për ta bërë më besueshme këtë situatë ai ka sjellë edhe xhaketat e tij duke e pyetur nëse i kujtonin gjë.

Këto të fundit kanë qenë xhaketat e Ilir Metës, kur ky i fundit ia ka dhënë xhaxhait të Rogertit, ish-deputetit të PS, Paulin Sterkaj.

“A të kujtojnë gjë këto xhaketa?”, e pyeti Rogerti.

“Po, më kujtojnë babanë e fëmijë të mi. Iliri kur u dobësua xhaketat e tij ia dha xhaxhait të Rogertit. Ai është i lidhur me Ilir Metën jo me mua, se xhaketën e tij ka veshur”, tha ajo.

Pasi shakaja u zbulua, Monika Kryemadhi tha me humor: Shumë mirë që ndodhi, se kisha ca ditë pa e përmendur emrin e Ilirit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat