Parashutë nga daja për Brikenën në shtëpinë e BBV 5, shtangen banorët pasi lexuan mesazhin

Mediale Vip

Parashutë nga daja për Brikenën në shtëpinë e BBV 5, shtangen banorët pasi lexuan mesazhin

Më: 3 prill 2026 Në ora: 17:56
Mateo dhe Brikena

Në ditët e para që Mateo Borri hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, tregoi disa detaje nga njohja e tij më Brikena Selmanin.

Banori tregoi se njiheshin prej 4 vitesh dhe në atë kohë kanë shkruar dhe janë takuar me njëri-tjetrin. Kur u pyet për arsyen e ndarjes, ai tha thjesht për arsye madhore, por më vonë tregoi se ka qenë daja i Brikenës që ka ndërhyrë.

Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka shkuar një parashutë surprizë për banoren, e cila është emocionuar shumë. Në parashutën në fjalë shfaqej një foto e Brikenës kur ka qenë e vogël së bashku me gjyshen e saj. Kjo surprizë ka ardhur nga daja i Brikenës, i cili i jep një mesazh mjaft të bukur dhe emocionues:

“Brikena e ke dajën pas teje gjithmonë. Do e pimë kafen bashkë me Mateon me festuar pas fitores. Daja të do shumë”.

Mateo dhe Brikena janë gëzuar shumë nga kjo surprizë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat