Pamje nga përleshja ku u përfshi reperi Buta në Ferizaj

Mediale Vip

Pamje nga përleshja ku u përfshi reperi Buta në Ferizaj

Më: 13 prill 2026 Në ora: 18:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar paraburgim ndaj reperit Betim Januzi, i njohur si Buta, pasi njëjti është përfshirë në një përleshje në Ferizaj.

I dyshuari E.H. dyshohet se e ka sulmuar Butën me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore gjatë përleshjes.

Ndërkaq, reperi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në tokë, duke rrezikuar njerëzit dhe pasurinë, si dhe ka poseduar armë pa leje.

Policia ka sekuestruar pistoletën dhe municionin e përdorur në ngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat