Largimi i Jonida Maliqit nga “Ferma VIP 3”, zbardhet arsyeja

Mediale Vip

Largimi i Jonida Maliqit nga “Ferma VIP 3”, zbardhet arsyeja

Më: 17 prill 2026 Në ora: 23:25
Jonida Maliqi

Këngëtarja Jonida Maliqi ka vendosur të braktisë “Ferma VIP”, duke u larguar në mënyrë të befasishme pas mesnatës, ndërsa në rrjet kanë qarkulluar aludime të ndryshme për arsyet e largimit të saj.

Mbrëmjen e sotme, Jonida ka “thyer” heshtjen dhe ka treguar arsyen e vërtetë të largimit.

Sipas saj, bashkëjetesa në shtëpinë e “Fakirit”, në një ambient të vogël me Sonin dhe Donën, ka qenë një nga arsyet që e ka bërë të largohet.

Megjithatë, këngëtarja ka theksuar se përshtatja në “Ferma VIP” ka qenë e vështirë për tipin dhe karakterin e saj.

Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Përjetova disa dinamika që nuk do i kisha ëndërruar në jetë. Kam qenë shumë e lumtur dhe e emocionuar. Kam qarë dhe qeshur pa fund.

Unë nuk erdha për të triumfuar. Erdha tek Ferma Vip për të sfiduar veten. Ajo vajza e qytetit, që është rritur në apartament dhe në një familje të vogël. Kam dashur që në 24 orëshin e parë të ikja, por kam qëndruar për respekt. Nuk kam fjetur për orë. Edhe kur flija zgjohesha e trembur. Kam përjetuar ankth dhe atak paniku nga izolimi, kamerat. Nuk ishte gjëja ime. Ardhja e nënës time më bëri të reflektoj pak. Unë jam një natyrë që e kritikoj veten. Kam qenë e vërtetë dhe nuk kisha asnjë intrigë. Edhe ata që më duan e njerëzit e mi, kanë parë Jonidën e vërtetë. Unë e kisha ndarë mendjen. Vetëm me Vanesën kisha kimi, me Donën dhe Sonin jo. Unë të premte do dilja, por bëra një rezyme dhe dola”, tha Jonida.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat