Finalja e Big Brother VIP Albania 5, katër finalistët në garë për çmimin e madh

Mediale Vip

Finalja e Big Brother VIP Albania 5, katër finalistët në garë për çmimin e madh

Më: 18 prill 2026 Në ora: 21:30 Përditësuar në ora: 07:22 më 19.04.2026
Big Brother VIP Albania

Selin, fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP – rrëmben çmimin prej 100 mijë eurosh

Selin është shpallur fituese e Big Brother VIP Albania 5, duke kurorëzuar një rrugëtim të gjatë dhe emocional brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ajo u veçua gjatë gjithë sezonit si një konkurrente luftarake dhe e palëkundur, e cila nuk u dorëzua asnjëherë përballë sfidave të shumta.

Selin u përball shpesh me debate dhe situata të forta brenda lojës, duke qenë shpesh në qendër të përplasjeve, sidomos me konkurentët meshkuj.

Në pod, ajo ishte së bashku me Mirin, me këtë të fundit që doli në vendin e dytë

Mateo takon babain në studio: Ishe dardani i asaj shtëpie, dasmën e madhe do e bëjmë te porta e kalasë

Finalisti, Mateo, ka përjetuar një nga momentet më të forta të mbrëmjes finale, teksa ka dalë për disa çaste nga shtëpia dhe është futur në studio, ku e ka pritur një surprizë e papritur dhe tepër emocionale.

Aty, ai është takuar për herë të parë gjatë spektaklit me babain e tij, i cili nuk kishte dijeni për pjesëmarrjen e të birit në Big Brother VIP Albania.

Gjatë këtij takimi prekës, babai i Mateos i është drejtuar me fjalë të ndjera dhe krenarie për rrugëtimin e tij.

“Ishe dardani i asaj shtëpie. Ke një shpirt luftarak brenda vetes. Je shumë i duruar me ato ofendimet që të kanë bërë. Ofendimet e Mirit, Rogertit për motrën. Por rri trim siç të ka thënë babai. Duhet të bësh një falënderim për të gjithë popullin që të ka mbështetur. Erdhe këtu, ke gjetur dashurinë tënde. Jemi krenarë. Një falënderim për të dy opinionistët dhe Ledionin. I them Arbrit që dasmën e madhe të Mateos do e bëjmë te porta e madhe e kalasë”, tha ai.

Pas këtij momenti emocional, Mateo ka përjetuar edhe një tjetër surprizë, duke takuar Brikenën në studio, duke e bërë natën e tij finale edhe më të veçantë dhe plot emocione.

Mateo surprizohet nga babai në studio, ritakohet edhe me Brikenën në finalen e madhe

Mbrëmja finale ka sjellë emocione të forta për finalistin Mateo, i cili është surprizuar gjatë spektaklit pas transmetimit të një klipi që pasqyronte rrugëtimin e tij brenda shtëpisë.

Pas klipit, Mateo është ftuar nga moderatori Ledion Liço të hyjë në studio, ku e prisnin momente të papritura dhe shumë emocionale.

Sapo ka mbërritur, ai ka takuar të parën Brikenën, e cila e ka pritur me një puthje.

Më pas, Mateo ka përshëndetur DJ Gimbo dhe Shendritin, të cilët ai i ka cilësuar si miq të mirë, duke theksuar se miqësia e tyre do të vazhdojë edhe jashtë spektaklit.

Një tjetër surprizë e madhe ka qenë një video e transmetuar në studio, ku shfaqej babai i Mateos duke ndjekur Prime-in e parë dhe hyrjen e të birit në shtëpi, pa dijeni për pjesëmarrjen e tij.

Reagimi i babait ka qenë i habitur dhe mjaft komik, duke u surprizuar nga gjithçka që po shihte.

Menjëherë pas videos, babai i Mateos është futur në studio, ku është përqafuar me të birin në një moment tepër emocional.

Ai është shprehur shumë krenar për rrugëtimin dhe arritjet e Mateos gjatë spektaklit.

Në fund, Brikena i është afruar edhe babait të Mateos për ta përshëndetur, duke i thënë se i vjen keq nëse ndonjëherë e ka mërzitur.

As në finale nuk mungojnë përplasjet, Rogerti: Miri ma ka futur 100 herë

Debatet mes katër finalistëve kanë vijuar me intensitet edhe në mbrëmjen finale të Big Brother VIP Albania 5, ku tensionet mes tyre kanë dalë sërish në pah në momentet më vendimtare të spektaklit.

Rogerti dhe Miri janë përfshirë në një përplasje të fortë verbale, duke hedhur akuza të ndërsjella për mënyrën se si është zhvilluar marrëdhënia dhe aleanca e tyre gjatë lojës.

Miri ka deklaruar se Rogerti ka përfituar nga miqësia e tyre për të arritur deri në finale, ndërsa Rogerti ka këmbëngulur se Miri nuk kishte më asnjë strategji në lojë.

Mateo: Rogerti është si kasetë e prishur. Vetëm ofendime dhe akuza. Asnjë akuzë e re, vetëm ofendime të reja. I ka futur thikë pas shpine Mirit.Rogerti: O Miri, mos u shit me ato mesazhe “Big Love”. Nuk të ka ardhur mesazh për lojtar.

Miri: Çfarë lojtari je ti?

Rogerti: Ti, zotëri, ke ngelur pa lojë.

Miri: Problemi është se Rogerti u rikthye te Prime i 27 janarit. Jam super lojtar. Edhe të kam përdorur. Ke qenë ushtari im kamikaz. Je kamikaz.

Rogerti: Jam strateg. Unë nuk të mbaj më me mirësjellje.

Miri: S’ka nevojë.

Rogerti: Unë luftoj për vete, ky për vete.

Miri: Ia ke futur vetes.

Rogerti: Ty, jo vetes.

Mateo: Ky është niveli më i ulët i shoqërisë.

Rogerti: Miri ma ka futur 100 herë. Ka folur kundër meje kur ka qenë Tani.

Mateo: Nuk është mirë Rogerti. Ka temperaturë.

Miri: Është komplet jashtë orbite. Të gjitha këto që thotë i ka bërë ky. Kam ngrënë shumë sulme vetëm se kam qëndruar me këtë.
Rogerti: Nuk je lojtar i fortë.

Miri: Rogerti, kur erdhi nga Prime-i i kaluar, nuk priti asnjë moment që ta uroja për finalen, por e tregoi që ka përdorur miqësinë time për të arritur në finale. I bëre vetes vetëvrasje.

Rogerti: E pranoi.

Miri: Re në gropën që hape.

Selin: E kam parashikuar kur kam thënë që këta do hanë kokat e tyre në mënyrë figurative.

'Kush ishte ushtari i kujt? Miqësia mes Mirit dhe Rogertit merr fund

Debatet mes katër finalistëve nuk kanë munguar as mbrëmjen e sotme, në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 5.

Rogerti dhe Miri janë përplasur ashpër mes tyre, ndërsa akuzonin njëri-tjetrin për prishjen e aleancës së tyre.

Nga njëra anë, Miri është shprehur se Rogerti e ka përdorur miqësinë e tyre për të arritur në finale, kurse vetë Rogerti u shpreh se Miri nuk kishte më asnjë lojë për të bërë.

Pjesë nga debati: 

Mateo: Rogerti është si kasetë e prishur. Vetëm ofendime dhe akuza. Asnjë akuzë e re, vetëm ofendime të reja. I ka futur thikë pas shpine Mirit.

Rogerti: O Miri, mos u shit me ato mesazhe “Big Love”. Nuk të ka ardhur mesazh për lojtar.

Miri: Çfarë lojtari je ti?

Rogerti: Ti, zotëri, ke ngelur pa lojë.

Miri: Problemi është se Rogerti u rikthye te Prime i 27 janarit. Jam super lojtar. Edhe të kam përdorur. Ke qenë ushtari im kamikaz. Je kamikaz.

Rogerti: Jam strateg. Unë nuk të mbaj më me mirësjellje.

Miri: S’ka nevojë.

Rogerti: Unë luftoj për vete, ky për vete.

Miri: Ia ke futur vetes.

Rogerti: Ty, jo vetes.

Mateo: Ky është niveli më i ulët i shoqërisë.

Rogerti: Miri ma ka futur 100 herë. Ka folur kundër meje kur ka qenë Tani.

Mateo: Nuk është mirë Rogerti. Ka temperaturë.

Miri: Është komplet jashtë orbite. Të gjitha këto që thotë i ka bërë ky. Kam ngrënë shumë sulme vetëm se kam qëndruar me këtë.

Rogerti: Nuk je lojtar i fortë.

Miri: Rogerti, kur erdhi nga Prime-i i kaluar, nuk priti asnjë moment që ta uroja për finalen, por e tregoi që ka përdorur miqësinë time për të arritur në finale. I bëre vetes vetëvrasje.

Rogerti: E pranoi.

Miri: Re në gropën që hape.

Selin: E kam parashikuar kur kam thënë që këta do hanë kokat e tyre në mënyrë figurative.

Finalja e Big Brother VIP Albania 5 nis me performancë spektakolare nga ish-banorët

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 5 nisi mbrëmjen me një hyrje spektakolare, e cila solli në skenë një sërë performancash nga ish-banorët e këtij edicioni, duke ndezur menjëherë atmosferën e studios.

Hapja u bë nga Kristi, më pas, DJ Gimbo u shfaq në rolin e DJ-së, i rrethuar nga valltarë, duke sjellë ritëm dhe atmosferë festive në skenë.

Performancat vijuan me Artanin, i cili u prezantua gjithashtu i shoqëruar nga valltarë, këtë herë me veshje tradicionale, duke i dhënë një ngjyrim të veçantë dhe kulturor spektaklit.

Më pas skena iu bashkua Juela, Krusita dhe Mali, me këtë të fundit që solli edhe performancën e tij muzikore, duke vazhduar zinxhirin e emocioneve.

Atmosfera u ngrit edhe më tej me performancën e Erik Lloshit.

Mbrëmja kulmoi me daljen në skenë të Stenaldos, Stines dhe Loresë, ndërsa më pas Ledioni iu bashkua spektaklit, duke hyrë në skenë dhe duke kërcyer së bashku me ish-banorët në një moment final të përbashkët.

Kjo hyrje u konsiderua një hapje spektakolare e finales, duke treguar edhe një herë se Big Brother VIP Albania nuk zhgënjen në momentet e tij më të mëdha.

Çfarë do të bëjnë me 100 mijë euro nëse i fitojnë? Ja si përgjigjen finalistët e BBVA5

Ka nisur finalja e madhe e Big Brother VIP 5, ku njëri mes Mirit, Mateos, Rogertit dhe Selin do të shpallet fitues.

Të pyetur nga moderatori Ledion Liço se çfarë ata do të bëjnë me Çmimin e Madh, finalistët u përgjigjën kështu:

“Ishin emocione që kanë vazhduar gjatë gjithë ditës. Intro ishte spektakël. Një super realizim nga produksioni. Si nuk e pashë Brikenën… Tani që u martuam duhet një shtëpi në Tiranë, që të rrimë me nusen”, tha Mateo.

“Këto ditë, sidomos sot na ka zënë pjesa e nostalgjisë dhe melankolisë. Ditët mbaruan. Sot është nata e fundit. Por do kishim dashur ta vazhdonim pak më gjatë. Se tani sikur u miqësuam… Nëse i fitoj 100 mijë euro sot. Do t’i ndaj me 5 linjat që unë bashkëpunoj jashtë, familja ime, e Landit, e Dr. Florit, familja ime në Shqipëri, familja në Gjermani”, u shpreh Miri.

“Ky tani është Miri SHPK. Unë jam Rogerti SHPK. Ky tani i merr produktet nga unë. Nuk ndihet mirë. T’ia tregojmë sonte me shqiptarët e dashur. Unë jam direkt për në bankë që t’ia ruaj djalit deri sa të bëhet 18 vjeç. Të bëjë çfarë të dojë. Babai e do fort”, u shpreh Rogerti.

“Nuk ishte e çuditshme. Por super e çuditshme. Kishte momente që ishe nostalgjik. Duhet t’i ktheja përgjigje Rogertit dhe Mirit. Kishe momente që doje të rrije vetëm. Si javën e fundit e kam shijuar shumë. Një pjesë do shkojë për familjen time, për tu bërë bashkë dhe për të mos u ndarë më kurrë. Një pjesë më pas do të shkojnë për shtëpinë e fëmijës, një amanet që më ka lënë gjyshi im”, tha Selin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat