Brikena befason Mateon për ditëlindje: U rritsh me mua

Mediale Vip

Brikena befason Mateon për ditëlindje: U rritsh me mua

Më: 30 prill 2026 Në ora: 08:55
Mateo dhe Brikena

Ditën e sotme (e enjte), finalisti i Big Brother VIP Albania 5 dhe trajneri i fitnesit, Mateo Borri, feston ditëlindjen.

Kjo ditëlindje është edhe më e veçantë për Mateon, pasi në këtë edicion ai nuk arriti të fitojë çmimin e madh, por nga eksperienca në shtëpi fitoi atë që e quan “dashuria e jetës” – modelen nga Kosova, Brikena Selmani.

Për këtë datë speciale, Brikena i ka organizuar një befasi, ku të dy shfaqen të buzëqeshur dhe të lumtur pranë një baneri urimi për ditëlindje, të shoqëruar edhe nga shumë tullumbace.

Image
Mateo dhe Brikena

Në mbishkrimin e fotografisë së përbashkët, modelja i ka bërë një dedikim të shkurtër, por domethënës: “U rritsh me mua”.

Ndërkohë, Mateo Borri në natën finale të Big Brother VIP Albania 5 u rendit në vendin e tretë, ndërsa Miri u shpall i dyti. Fituesja e këtij edicioni ishte Selin Bollati, e cila rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat