Konfirmohet romanca e re e Jonida Maliqit, kapet "mat" krah ish-banorit të BBV

Mediale Vip

Konfirmohet romanca e re e Jonida Maliqit, kapet "mat" krah ish-banorit të BBV

Më: 4 maj 2026 Në ora: 12:41
Jonida Maliqi

Pas përfundimit të parakohshëm dhe vullnetar të rrugëtimit të saj në “Ferma VIP 3” — vendim të cilin këngëtarja e justifikoi me ngarkesën e lartë dhe cenimin e hapësirës personale — Jonida Maliqi është rishfaqur në publik përkrah Alessios.

Alessio ish-pjesëmarrës në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”.

Raportimet për një raport të mundshëm mes tyre kishin filluar të qarkullonin në media që gjatë periudhës kur Maliqi ishte ende e izoluar në programin televiziv.

Këto informacione paraprake janë mbështetur tashmë nga një material vizual i publikuar së fundmi në internet.

Dyshja shfaqet duke ecur pranë njëri-tjetrit në një hapësirë publike, duke vërtetuar kështu zërat për lidhjen e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat