Xheneta Fetahu dhe Loredana Brati largojnë njëra-tjetrën nga rrjetet sociale

Mediale Vip

Xheneta Fetahu dhe Loredana Brati largojnë njëra-tjetrën nga rrjetet sociale

Më: 9 maj 2026 Në ora: 20:36
Xheneta Fetahu dhe Loredana Brati

Një ndryshim i papritur ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale, ku në fokus janë Xheneta Fetahu dhe Loredana Brati.

Dyshja, e cila vetëm pak kohë më parë është parë në një marrëdhënie të afërt shoqërore dhe madje edhe në momente festimesh së bashku, tani nuk figuron më e lidhur në Instagram, pasi kanë hequr ndjekjen reciproke.

Ky veprim ka ngritur menjëherë pikëpyetje te fansat, duke sjellë dyshime për një ftohje të mundshme mes tyre, sidomos duke marrë parasysh se raporti i tyre dukej i qëndrueshëm deri së fundmi.

Ndërkohë, emri i Loredana Brati është përmendur edhe në rrjet për shkak të disa spekulimeve të fundit, të cilat ajo i ka sqaruar publikisht, duke theksuar se nuk ka asgjë më shumë përtej një raporti shoqëror me Gjesti dhe duke hedhur poshtë aludimet që qarkulluan në rrjet.

Me këto zhvillime të fundit, mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një krisje të përhershme apo thjesht një distancim momental mes dyshes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat