Lajmet për ndarjen nga e dashura, Kerem thyen heshtjen

Mediale Vip

Lajmet për ndarjen nga e dashura, Kerem thyen heshtjen

Më: 12 maj 2026 Në ora: 21:31
Kerem Bursin, Selin Yagcioglu

Aktori i njohur turk, Kerem Bursin, ka vendosur t’u japë fund thashethemeve që qarkullonin së fundmi për një ndarje të mundshme nga partnerja e tij, Selin Yagcioglu.

Gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet, Bursin iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve me sinqeritet, duke sqaruar njëherë e mirë situatën e tij private.

Duke hedhur poshtë lajmet e ndarjes, aktori theksoi se spekulimet në rrjetet sociale nuk pasqyrojnë realitetin dhe se në marrëdhënien e tij nuk ka asnjë krizë.

Gjatë intervistës, ai u shfaq mjaft i qeshur dhe në humor të mirë, duke u shprehur se gjithçka në jetën e tij po shkon “mbarë” dhe se lajme të tilla nuk përbëjnë më çudi për të.

Në një bisedë me gazetarin e njohur të kronikës rozë, Kaan Kurdoğlu, deklaratat e Bursin kanë qetësuar fansat e tij të shumtë. Përveç konfirmimit se lidhja me Selin Yağcıoğlu vazhdon, aktori shtoi se aktualisht është shumë i angazhuar me projektet e reja profesionale dhe po ndjek një ritëm mjaft intensiv pune. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat