“Shtatzëni e papritur dhe emocione të forta” Xheisara Frisku rrëfen surprizën e madhe: “Në fillim qesha, m’u duk si lojë…”

Mediale Vip

“Shtatzëni e papritur dhe emocione të forta” Xheisara Frisku rrëfen surprizën e madhe: “Në fillim qesha, m’u duk si lojë…”

Më: 20 maj 2026 Në ora: 18:12
Xheisara Frisku

Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Xheisara Frisku, ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe emocional në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku ka folur për shtatzëninë e saj të dytë, që erdhi krejt papritur, vetëm pak kohë pasi u bë nënë për herë të parë.

“Nuk e prisja. Më ka ardhur si dhuratë.

Në fillim qesha, m’u duk si lojë. Kisha edhe mendime negative,” – u shpreh ajo, duke treguar momentin e parë të tronditjes dhe mosbesimit.

Mes emocionesh të përziera, Xheisara pranoi se ende po përpiqet të përshtatet me lajmin, ndërsa nuk e fsheh ndjesinë e fajit ndaj vajzës së saj të parë, së cilës do të donte t’i kushtonte gjithë vëmendjen e mundshme.

Në fund, ajo nuk harroi të falënderojë bashkëshortin për mbështetjen dhe përkushtimin që ka treguar ndaj familjes së tyre në këtë periudhë të re dhe të papritur të jetës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat