Delet zgjodhën! Kush janë fermerët që do të jenë në televotim për finalistin e dytë

Mediale Vip

Delet zgjodhën! Kush janë fermerët që do të jenë në televotim për finalistin e dytë

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 08:03
Moza

Një mënyrë e veçantë zgjodhi fermerët që do të shkojnë në televotim për finalistin e dytë.

Dy dele, të mbyllura në një vathë do të duhet të lëpinin tasat me kripë. Në çdo tas ishte fotografia e çdo fermeri.

Delet duhet të lëpinin nga një tas secila, që do të përcaktonte dy fermerët që do shkonin në televotim.

Por “zgjedhja” e tyre ishte më shumë se kaq. Duke qenë se njëra prej deleve lëpiu në fillim “tasin e Visit”, më pas atë të Bujakës e në fund atë ku ndodhej portreti i Ilirit.

Për të pasur barazi mes të gjithëve, Agai vendosi që ti çojë të tre në televotim. Tashmë do të jetë radha e publiku për të zgjedhur se kush do të shkojë në finalen e madhe të 15 qershorit, së bashku me Mozën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat