Kush është 10-vjeçari që këndoi në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës dhe la publikun pa fjalë?

Mediale Vip

Kush është 10-vjeçari që këndoi në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës dhe la publikun pa fjalë?

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 10:36
Tius Luka, Katy Perry

Ceremonia hapëse e Kupës së Botës FIFA 2026, e zhvilluar në “SoFi Stadium” para ndeshjes USA vs Paraguay, solli një moment të papritur që tërhoqi vëmendjen e publikut në mbarë botën. Mes spektaklit me drita, koreografi dhe emra të mëdhenj të muzikës, në skenë u shfaq edhe 10-vjeçari nga Norvegjia, Tius Luka, i cili performoi përkrah këngëtares së njohur Katy Perry.

Ata interpretuan këngën “Wonder”, një projekt që kishte lidhje të veçantë mes tyre, pasi zëri i Tius ishte regjistruar fillimisht kur ai ishte vetëm 5 vjeç në vitin 2021 dhe më pas u përdor në versionin përfundimtar të këngës.

Sipas raportimeve nga ceremonia, performanca e përbashkët i dha hapjes së turneut një moment më emocional dhe personal mes gjithë madhështisë së shfaqjes.

Në fund të interpretimit, Katy Perry e përshëndeti dhe e ngriti në skenë Tius-in, duke e kthyer atë në një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes.Tius Luka, i njohur më herët për videot e tij muzikore dhe cover-at në rrjete sociale, mori kështu një ekspozim global, duke u bërë një nga emrat më të papritur të natës së hapjes së Botërorit.

Ceremonia u mbajt para ndeshjes USA vs Paraguay, e cila shënoi fillimin e fushatës së SHBA-së në turneun që këtë vit zhvillohet në Amerikën e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat