Brad Pitt fiton një betejë të madhe ndaj Angelina Jolie në gjykatë

Mediale Vip

Brad Pitt fiton një betejë të madhe ndaj Angelina Jolie në gjykatë

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 13:57
Angelina Jolie, Brad Pitt

Brad Pitt ka shënuar një fitore të rëndësishme në procesin gjyqësor kundër ish-bashkëshortes së tij, Angelina Jolie, lidhur me kantinën e verës Château Miraval në Francë.

Një gjykatë në Kaliforni ka miratuar kërkesën e aktorit për marrjen në pyetje të përfaqësuesve të Stoli Group, kompania që bleu pjesën e Jolie në vitin 2021.

Ekipi ligjor i Pitt pretendon se shitja u bë pa pëlqimin e tij, në kundërshtim me marrëveshjen mes tyre.

Ndërkohë, pala e Jolie i ka mohuar akuzat, duke theksuar se vendimet e fundit nuk ndikojnë në rezultatin përfundimtar të çështjes, e cila pritet të vazhdojë në gjykatë edhe vitin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat