Gjatë ditës është publikuar një video ku ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona, shihet në një veturë me reperin Don Xhoni.
Videoja nxiti aludime në rrjet, por bëhet fjalë për pjesëmarrjen e saj në videoklipin e reperit.
Pak më vonë, Elijona ka publikuar një fotografi pranë partnerit të saj, Klodit. Me këtë postim ajo ka bërë të qartë se vazhdon të jetë në lidhje me të.
Fotografia e publikuar ka sqaruar situatën, duke treguar se bashkëpunimi me Don Xhonin lidhet vetëm me projektin muzikor.