Nara Smith zbulon se vajza e saj 2-vjeçare është diagnostikuar me kancer

Mediale Vip

Nara Smith zbulon se vajza e saj 2-vjeçare është diagnostikuar me kancer

Më: 1 korrik 2026 Në ora: 21:41
Nara Smith, Whimsy Lou

Influencerja Nara Smith ka bërë të ditur një lajm tronditës për familjen e saj, duke njoftuar se vajza e saj 2-vjeçare, Whimsy Lou, po përballet me kancer.

Në një video emocionale të publikuar në rrjetet sociale, Smith rrëfeu momentet e vështira kur ajo dhe bashkëshorti i saj, Lucky Blue Smith, e dërguan me urgjencë vajzën në spital pasi vunë re disa shenja shqetësuese në gjendjen e saj shëndetësore.

Sipas saj, pas ekzaminimeve mjekësore dhe analizave të detajuara, mjekët konfirmuan diagnozën e rëndë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nara Smith (@naraaziza)

Çifti ka kërkuar privatësi dhe mbështetje në këtë periudhë të vështirë, ndërsa ndan vetëm pak detaje me publikun, duke u fokusuar te trajtimi dhe kujdesi për vajzën e tyre të vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat