Buta elektrizon “Sunny Hill”-in, por vajza e tij Irina rrëmben vëmendjen e publikut

Mediale Vip

Buta elektrizon “Sunny Hill”-in, por vajza e tij Irina rrëmben vëmendjen e publikut

Më: 2 gusht 2026 Në ora: 12:57
Buta, Irena

Mbrëmë, atmosfera në festivalin “Sunny Hill” u bë edhe më e veçantë me performancën e reperit të njohur shqiptar, Buta.

Artisti solli energji të madhe në skenë, ndërsa një moment i veçantë i mbrëmjes ishte ngjitja në skenë e vajzës së tij, Irinës.

E vogla ishte e ftuara speciale e Butës dhe paraqitja e saj para publikut solli emocione të shumta. Prania e saj në skenë u prit me duartrokitje nga mijëra pjesëmarrës, duke e bërë këtë moment një nga më të paharrueshmit e natës.

“Sunny Hill”, festivali që prej vitesh mbledh emra të njohur të muzikës vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, vazhdon të sjellë momente të veçanta për publikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat