E papritur, fejohet G-Bani?

Mediale Vip

E papritur, fejohet G-Bani?

Më: 20 gusht 2026 Në ora: 12:35
G-Bani

G-bani ka befasuar ndjekësit me një Story të publikuar në Instagram, i cili ka ngritur menjëherë dyshimet se reperi mund të ketë hedhur një hap të rëndësishëm në jetën private.

Në fotografinë e ndarë prej tij shihen dy duar të kapura, ndërsa vëmendjen e merr unaza në dorën e vajzës që ndodhet pranë tij.

Gbani nuk ka shkruar asnjë fjalë krahas imazhit dhe nuk ka konfirmuar drejtpërdrejt një fejesë, por mënyra e zgjedhur për ta publikuar fotografinë lë hapësirë për një interpretim të tillë.

Image
Postimi

Reperi është treguar përgjithësisht i rezervuar për jetën sentimentale, ndaj Story i fundit vjen si një surprizë për publikun.

Nëse bëhet fjalë vërtet për fejesë apo fotografia fsheh një tjetër kuptim, mbetet për t’u konfirmuar nga vetë G-Bani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat