Mozzik me mesazh nga Tirana, mbështet “Marshin për Liri”

Mediale Vip

Mozzik me mesazh nga Tirana, mbështet “Marshin për Liri”

Më: 29 gusht 2026 Në ora: 19:09
Fotoilustrim

Reperi i njohur kosovar Mozzik ka bërë të ditur se do t’i bashkohet “Marshit për Liri”, të organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”.

Në një postim të publikuar nga Tirana, Mozzik ka shpërndarë pamje të billboard-it me mesazhin “KOSOVA PO PRET – MARSH PËR LIRI – LiRIA KA EMËR”, duke treguar mbështetjen e tij për këtë iniciativë.

“Marshi për Liri” do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, me moton “KOSOVA PO PRET”.

Aktiviteti organizohet katër ditë para datës 16 shtator, kur pritet vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat