Cllevio ndan pamjet, ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

Mediale Vip

Cllevio ndan pamjet, ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

Më: 30 gusht 2026 Në ora: 11:32
Cllevio

Muaj pas lirimit të tij, siç duket, telashet nuk kanë të mbaruar për Cllevion.

Teksa po udhëtonte drejt Zvicrës, pasi kishte për të performuar natën e mbrëmshme, ai është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Malpensës në Milano të Italisë.

Përmes një videoje të shkurtër në “InstaStory”, ku shfaqeshin valixhet e tij në një hapësirë pritëse.

Image
InstaStory

Me këtë mesazh, ai u kërkoi ndjesë publike fansave dhe organizatorëve për pamundësinë e pjesëmarrjes në koncert, pa dhënë detaje të tjera se çfarë e shkaktoi këtë situatë.

Nga sa shihet në postim, fakt me interes është se vetë reperi ka pasur mundësi të përdorë telefonin dhe ta ndajë këtë pamje me ndjekësit e tij.

Kjo krijon përshtypjen se ngjarja mund të ketë qenë thjesht një bllokim i përkohshëm që mund të jetë sqaruar brenda orëve të para.

Megjithatë, pasi nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar apo sqarim të dytë nga vetë reperi, mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur realisht me policinë italiane dhe nëse bëhej fjalë për verifikime rutinë apo për ndonjë problem më serioz ligjor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat