Bebe Rexha mahnit me paraqitjen e saj në Venecia

Mediale Vip

Bebe Rexha mahnit me paraqitjen e saj në Venecia

Më: 7 shtator 2026 Në ora: 21:35
Bebe Rexha

Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga Venecia, duke sjellë momente nga qëndrimi i saj në qytetin romantik italian.

Këngëtarja shqiptare shfaqet duke pozuar në ballkon, ndërsa në sfond duken pamjet karakteristike të Venecias.

Për këtë paraqitje, ajo ka zgjedhur një palë reçipeta rozë, të kombinuara me një pallto prej pelushi, duke krijuar një dukje të guximshme dhe elegante.

Image
Bebe Rexha

Bebe pozon në foto të ndryshme në ballkon, ndërsa arkitektura dhe peizazhi i Venecias shërbejnë si sfond për imazhet e saj.

Me stilin e saj të veçantë dhe paraqitjen plot vetëbesim, këngëtarja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar ndaj fotografive të reja nga qyteti italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat