Këngëtarja rrëmben vëmendjen e fansave me pjesëmarrjen dhe look-un e saj në Paris

Mediale Vip

Këngëtarja rrëmben vëmendjen e fansave me pjesëmarrjen dhe look-un e saj në Paris

Më: 17 shtator 2026 Në ora: 22:59
Rihanna

Koncerti i këngëtarës së njohur Celine Dion në Paris përveç fansave të shumtë u shoqërua edhe nga figura të tjera të njohura një ndër to edhe këngëtarja Rihanna.

Rihanna u shfaq mes publikut në koncertin e Celine Dion në Paris, duke tërhequr vëmendjen me një paraqitje mjaft elegante.

Këngëtarja ndoqi koncertin e së mërkurës, më 16 shtator, pjesë e serisë prej 16 shfaqjesh që Celine Dion ka planifikuar në kryeqytetin francez, katër vite pasi u tërhoq nga skenat muzikore për shkak të problemeve shëndetësore dhe diagnostikimit me sindromën e personit të ngurtë.

Ajo u shfaq me një kostum ngjyrë blu të errët me vija të holla. Ndërkohë 38-vjeçarja e kompletoi look-un me syze dielli të zeza, një çantë ngjyrë argjendi, këpucë me efekt krokodili dhe buzëkuq të kuq të theksuar.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale nga mbrëmja, Rihanna shihet duke kërcyer dhe kënduar së bashku me mikeshat e saj në tribunat e sallës, teksa shijon atmosferën dhe performancën e Dion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat