Reperi kanadez, Drake, prezantoi për herë të parë filmin e tij të shkurtë me titull “FOMO” këtë javë, i cili përfshin një këngë të re ende të pa publikuar. Ajo çka e bëri edhe më të veçantë këngën e tij ishte referenca që i bëhet konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës.
Artisti këndon vargun: “Pray for Gaza” që përkthehet në shqip si “Lutuni për Gazën”, rreth minutës së 18 të filmit.
Kjo referencë lirike është shfaqja më e fundit e solidaritetit të Drake me popullin palestinez, pas veprimit të tij të njohur në vitin 2023, kur ai nënshkroi një letër të hapur duke bërë thirrje për armëpushim në Gaza. Letra mori edhe firmat e bashkëkombësve të tij kanadezë, si edhe të yjeve të tjerë ndërkombëtarë si Dua Lipa, Michael Stipe dhe Killer Mike.
Drake kishte përmendur më parë Palestinën në albumin e tij “Iceman”, i cili kryesoi top listat, në maj. Në këngën “Make Them Pay”, ai thumbon DJ Khaled për heshtjen e tij mbi këtë çështje, pavarësisht prejardhjes së tij palestineze.
Kënga arriti në 10-shen e parë në listën “Billboard Canadian Hot 100” pas publikimit, duke debutuar në vendin e 10-të dhe duke u bërë një nga 42 këngët që ndihmuan Drake të thyente rekordin për numrin më të madh të këngëve të njëkohshme në këtë klasifikim brenda një jave.