Aktorja angleze Millie Bobby Brown dhe bashkëshorti i saj, Jake Bongiovi, i biri i ikonës së muzikës, Jon Bongiovi, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë përmes birësimit, sipas revistës People.
Në fillim të këtij muaji, çifti duket se la të kuptohej se familja e tyre po zgjerohej gjatë një udhëtimi në Itali. Brown u pa duke mbajtur vajzën e tyre të madhe, ndërsa Bongiovi kishte një mbajtëse bebesh teksa shëtisnin nëpër Dolomite.
Ylli i serialit “Stranger Things” ka folur më parë hapur për dëshirën e saj për të birësuar, duke thënë se kjo ishte gjithmonë pjesë e ëndrrave të saj të fëmijërisë.
Çifti ka vendosur t’i mbajë të dy fëmijët larg vëmendjes së publikut dhe nuk ka ndarë detaje të tjera rreth anëtarit të ri të familjes.