“Kam qarë 80 për qind të kohës”, Ana Ejupi flet për vështirësitë në fillim të shtatzënisë

Mediale Vip

“Kam qarë 80 për qind të kohës”, Ana Ejupi flet për vështirësitë në fillim të shtatzënisë

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 21:14
Ana dhe Kevini

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana Ejupi, e cila është në pritje të ëmbël për herë të parë, ka ndarë me ndjekësit disa detaje personale nga përvoja e saj gjatë shtatzënisë.

Përmes Instagram, Ana iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve, ndërsa foli hapur edhe për muajt e parë të shtatzënisë dhe vështirësitë që ka përjetuar.

E pyetur nëse ka pasur mundime në fillim, ajo tregoi se tre muajt e parë kanë qenë veçanërisht të vështirë.

Sipas saj, kjo ka qenë një nga periudhat më të rënda që ka kaluar deri më tani.

“Tre muajt e parë kanë qenë nashta muajt ku jam ndi më së keqti për 21 vjet që i kam. Kam vjellë deri në 10 herë në ditë, kam humbur kilogramë shumë, kam qajtur 80 për qind të kohës, çdo erë që e kam ndi më ka munduar, me temperaturë etj”, ka shkruar Ana.

Ndërkohë, Ana dhe Kevini, të cilët u njohën dhe krijuan lidhjen e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, kanë bërë të ditur së fundmi edhe gjininë e fëmijës.

Çifti ka konfirmuar se janë në pritje të një vajze, e cila së shpejti do t’i bëjë prindër për herë të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat