Ajo, përveçse është një grua e palodhur dhe një humaniste e madhe, nuk e lë anash pasionin dhe dashurinë për muzikën.
Fjala është për këngëtaren Antigona Bajrami, e cila jo shumë shpesh, por kur vjen, sjell një projekt muzikor shumë interesant.
Dhe duket se i shkon mjaft edhe projekti më i ri muzikor i ardhur nga ajo, madje e ka rifreskuar mjaft bukur, me zërin e saj, këngën e njohur dhe të vjetër “Mos ma luj djal synin o”.
Për këtë version të këngës, që artistja e sjell pak më ndryshe, por që i shkon shumë, ajo ka bashkëpunuar me Arben Bytyqin për realizimin e këngës.
Kujtojmë se kjo këngë, në versionin origjinal, është kënduar nga Liti Biti dhe ia vlen ta shikoni dhe ta dëgjoni në linkun më poshtë, nën interpretimin e Antigona Bajramit.BS