Fundi i betejës gjyqësore: Dua Lipa arrin marrëveshje me producentin

Mediale Vip

Fundi i betejës gjyqësore: Dua Lipa arrin marrëveshje me producentin

Nga: B.S. Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 11:30
Dua Lipa

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka arritur marrëveshje me producentin dhe muzikantin Bosko Kante, i cili e kishte paditur për hitin "Levitating".

Avokatët e të dyja palëve e bënë të ditur marrëveshjen në dokumentet gjyqësore të dorëzuara më 9 nëntor, raporton revista Rolling Stone. Çështja u mbyll përfundimisht, që do të thotë se nuk mund të ngrihet sërish. Secila palë do t'i mbulojë vetë shpenzimet dhe tarifat e avokatëve.

Mosmarrëveshja për remikset

Kante pretendonte se kishte krijuar dhe licencuar një pjesë të interpretuar me "talk box" për versionin origjinal të këngës. Sipas tij, marrëveshja nuk mbulonte përdorimin e saj në remikset e shumta të hitit. Ai e paditi Dua Lipën për shkelje të të drejtës së autorit dhe për shkelje kontrate.

Detajet e marrëveshjes, si kompensimi financiar apo përmendja në kreditet e këngës, nuk janë bërë publike. Avokati i Kantes tha se mosmarrëveshjet me kompaninë diskografike Warner janë zgjidhur.

"Levitating" ka qenë objekt i disa padive. Kjo është e vetmja që përfundoi me marrëveshje, ndërsa në rastet e tjera Dua Lipa doli fituese.

Kryeyll i Coachella-s

Lajmi vjen vetëm një ditë para se organizatorët e festivalit Coachella ta shpallnin Dua Lipën si një nga yjet kryesorë të edicionit 2027. Festivali në Kaliforni do të mbahet gjatë dy fundjavave në prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat