Naim Abazi: Kurrë nuk kam menduar se kënga hobi, do të bëhet profesion i imi - Bota Sot
Naim Abazi: Kurrë nuk kam menduar se kënga hobi, do të bëhet profesion i imi

Muzikë

E martë, 16 tetor 2018

Naim Abazi: Kurrë nuk kam menduar se kënga hobi, do të bëhet profesion i imi

Nga: Ramiz Dermaku Më: 14 janar 2018 Në ora: 12:30
Naim Abazi

Viteve të fundit sidomos pas çlirimit të Kosovës muzika popullore e folklorike shqiptare po kalon një gjendje të rëndë. Që nga vitet e 90-ta në Kosovë trojet etnike e diasporë filloi një periudhë e rëndë për të gjithë, pra edhe për artin muzikor. Mbyllja me dhunë e institucioneve të Republikës së Kosovës nga regjimi barbarë serbë ndikoi që edhe në artin muzikor të “ lulëzojë“ shundi dhe kiçi. Gjatë këtyre viteve muzika popullore pësoi dëme të mëdha. Pra gjatë atyre viteve nga publiku e dëgjuesit u krijua një “ ftohje“ e adhuruesve të muzikës popullore e folklorike. Rinia jonë tregoi një mosinteresim ndaj muzikës popullore dhe asaj folklorike . Mirëpo një pjesë e vogël e adhuruesve dhe simpatizantëve të artit muzikor, u rrahën, u dënuan me vite te tëra burg por me sukses e ruajtën artin muzikor. Muzika që u krijua gjatë këtyre viteve u komercializua deri në fund, pra u sakatos, për motive të ndryshme; fitim parash, karrieristë, demagog, plagiatorë.., etj. Gjatë atyre viteve në artin muzikor lindën shumë “ yje “ ata dolën në skenë si këpurdhat pas shiut. Pra lindën shumë studio[W1] dhe shumë “talentë“ të muzikës, u krijuan shumë radiostacione, televizione, gazeta ditore, javore e mujore. Këngëtari jonë i mirënjohur, moderatori Naim Abazi, e ka krijuar identitetin e vet në muzikën tonë popullore dhe folklorike. Naim Abazi është një këngëtarë me eksperiencë dhe ka adhurues të shumtë. Talenti i këngëtarit Naim Abazi është dëshmuar shumë herë në festivale, koncerte, apo prezentime tjera dhe inçizimet e tij çofshin në audio, video, CD-e, radio apo televizion, dëshmojnë se Këngëtari , Naim Abazi, këngën e ka dhunti të lindur këngen .Talenti i tij është dëshmuar mbi 30 viteve , sa ai është në skenë. Naim Abazi i këndoi këngët, të cilat dikur njerëzit nuk guxonin as të mendonin ?...,i këndoi ; Flamurit, atdheut heroizmit , patriotizmit, çështjes kombëtare, kombit, historisë, Këngët e deritanishme përmbledhin një vete një dashuri të madhe ndaj atdheut, kombit, historisë dhe shprehin përkushtimin e tij serioz ndaj këngës. Kohë më parë ne u takuam në qytetin BÖBLINGEN të Gjermanisë, dhe nga ai kërkova një intervistë për gazetën ditore kombëtare “ Bota sot“ dhe revistën mujore ,“ Spektri“ kërkesën time ai e pranoi me kënaqësi të madhe.

Bota sot: Shkurtimisht për biografin tuaj?

Naim Abazi, lindi me …, në fshatin Prapashticë, komuna e Prishtinës. Pas kryerjes së shkollës së mesme u regjistrua në fakultetin e Mjekësisë Univerziteti i Prishtinës. Eshtë i martuar me këngëtaren e mirënjohur Mihrije Braha. Eshtë babai i Platonit. Jeton dhe vepron në Prishtinë. Viteve të fundit po merret me Shou programin “ ODEON “ Dhe falë talentit që ka ai me mjaftë sukses po e kryen detyrën që i aka vu vetit.

Z. Naim Abazi, na tregoni kur filluat të këndoni?

Qysh nga mosha 8 vjeçare kamë filluar të këndoj, Në klasën e dytë si nxënës unë inçizova dy këngë. Që të merrem me muzikë më shtyri këngëtari i madhi Demir Krasniqi. Ai në manifestimin e shkollës sonë morri pjesë dhe këndoi shumë bukur. Unë kisha ti këndoja dy këngë ., në atë manifestim. Pasi i këndova këngët mu ofrua këngëtari zoti Demir Krasniqi , dhe më tha, ju keni një zë të mrekullueshëm, ju keni talentë për muzikë- këndim. Në shkollën ku unë mësoja , funksiononte grupi muzikor “ KOSOVA“ dhe unë vendosa të shkoj në grupin muzikor“Kosova“. Prindërit e mi nuk dëshironin që unë të merrem me këngë, por të vazhdoj shkollimin. Deri vonë jam marrë me recitime e dramaturgji në komunën e Prishtinës mua më shpallën recitatori më i mirë. Gjatë kryerjes së shkollës së mesme përsëri fillova të merrem seriozishtë me muzikë, fillova të këndoj. Familja, shokët, të afërmit e mij të gjithë më thonin mos u merrë m këngë.., e muzikë.., Kurrë nuk kamë menduar se kënga hobi, do të bëhet profesion i imi.

Bota sot: Kur, për herë të parë debytuat morrët pjesë në një Festival?

Naim Abazi: Për herë të parë unë kamë marrë pjesë, në festivalin “ Kaçaniku 87 “ dhe unanimisht u shpalla interpreti më i mirë, pastaj në “ Zambaku i Prizrenit “ , “Akordet e Kosovës “, Show Fest “. Pjesëmarrja ime në festivale më dispononte, më ipte forcë dhe vullnetë që unë ti përkushtohem me të gjitha forcat e mia këngës. Në festivale takoja njerëz të mëdhenjë të artit, muzikor.

Bota sot: A keni marrë pjesë në festivale jashtë Kosovës dhe ku?

Naim Abazi: Po unë do i veqoja dy festivale ndërkombëtare të cilat më kanë lënë mbresa të pa harruara në jetën time . Festivali në DERVAR dhe ai në SICILI të Italisë java e arbreshëve.

Bota sot: Në vitet kur ju filluat të këndoni, këngën shçipe e kishte kaplua shundi dhe kiqi? 

Në vitet kur unë fillova të këndoj, muzika dhe kënga shqipe përjetonin ditët më të vështira si ajo në trojet etnike shqipëtare ponjashtu edhe ajo në diasporë. Mirëpo, unë falë dëshirës së madhe që kisha ndaj këngës, vendosmërisë e guximit , arrita ti bindë familjen time, shokët, se unë do të ecë drejtë pas këngës?

Bota sot: Si ju lindi dashuria ndaj këngës?

Naim Abazi: Dashuria ndaj këngës lindi si instikt një substrat gjenetik si kërkesë shpirti për ta shpreh këngëtari botën e mbrendshme, qoftë si aprovim apo mospajtim me botën dhe përmbajtjen e saj. Mos harroni se kënga është një dram?ë, një teatër një poezi , një simfoni, një alegori, një nastalogji me një fjalë themi është artë që duhet ta mbështjellojmë e kultivojmë . Dashuria për këngën më lindi sepse përmes këngës njeriu arrin të komunikosh me të gjithë .., me një bot?ë humane me plot porosi dhe respekt e dashuri për njerëzit.

Bota sot: Kënga më e dashur për ju ?

Naim Abazi: Unë të gjitha këngët e dua njësoj , pa marrë parasyshë se disa këngë më shumë dëgjohen dhe kërkohen nga publiku. Para disa viteve në një koncert në diasporë, deri sa unë këndoja këngët:“Jalla mor bilbil“,“ Maturantë“,“Vjen një letër nga Kosova“,“salla buqiste nga ovacionet dhe duartrokitjet e gjata . Kur unë këndova këngë të cilat shprehnin mallë e dhembje për shokët që më kishin lënë mua, nënat, motrat, nuset , Kosovën që e kishin lënë dhe sakrificat e shumta që po përjetojnë në diasporë, disa mërgimtarë filluan të qajnë. Prandaj për mua të gjitha këngët i dua njësoj.

Bota sot: Sot jetoni vetëm nga kënga.., apo ?

Naim Abazi: Unë jam njëri ndër këngëtarët e vetëm në Kosovë që botoj shumë rrallë albume dhe këngë, cdo dy apo tri vjet, sepse nuk dua ti imponohem . Por duhet pranuar se jam pak dembel. Me Mihrijen nuk kemi albume të përbashkëta, por në çdo album për ta thyer monotonin kemi nga një duet. Prandaj unë nuk jetoj nga kënga për tu pasuruar por për ta kënaqur dëgjuesin, për ti ruajtur vlerat e këngës shqipe, traditën, historinë dhe në fund për ta kënaqur shpirtin tim dhe dashurinë që ndjej ndaj këngës. Bota sot: Ju lutem na tregoni për planet tuaja ? ëUnë mendoj se shpërblimi e dhurata më e mirë për ne ishin ( e janë edhe sot) duartrokitjet e gjata të publikut, e ato nuk munguan kurrë. Falë atyre duartroktijeve të gjata , unë motivohesha edhe më tepër për punë, ato për mua janë forcë, vullnet e JETE.

Bota sot: Viteve të fundit lindi kiqi dhe shundi në muzikën shqipëtare,si e spjegoni ju këtë dukuri ?

Naim Abazi: Sot është koha për të mugulluar shundi dhe kiqi, sepse tek ne akoma s po funksionon ligji. Kur populli është themi i “robëruar” kur nuk funksionon ligji lindinshumë fatkeqësi, të tjera të cilat e përcjellin fatkeqësin kombëtare, Lindin shumë poet, shkrimtarë, intelektualë, regjisor, këngëtar e çka jo tjetër, duke mos i verifikuar vlerat e diturisë, vlerave para askujt.., para asnjë komisioni profesional dhe institucional, por si të tilla dalin në tregsepse makinat dhe aparaturat nuk kanë gojë të flasin ose protestojnë. Ato si të tilla i servohen aauditoriumit tonë të etshëm , duke mos i penguar askush shiten e servohen krah për krah me vlera me pseudo vlera. Dukurive të tilla duhet thënë stop Të bëhesh producent për 2000 euro është shumë lehtëpor për ta zhbërë ate që e ke bërë duhet kaluar vite te tëra. Eshtë koha e fundit ku Institucionet tona duhet ti kryejnë detyrat dhe përgjegjësit që kanë marrë. Eshtë koha e fundit kur ne shqiptarët duhet ta bindim Botën se edhe ne shqiptarët kemi identitet kombëtar e kulturor, dhe ate duke filluar që nga koha antike e lashtë si djep i civilizimit , sepse injoranca dhe mediokriditeti ” rriten e zhvillohen vetëm nepër fatkeqësira si kjo e jona.

Përshtypjet tuaja për SPEKTRIN?

Po i lexova dy numra dhe më pëlqyen shumë, sepse ai po e qanë terrin informativ, kulturor në diasporë, dhe dashtë zoti që së shpejti ta kemi edhe në Kosovë.Dua ti përshëndesë tërë stafin punues të revistës Spektri dhe të gazetës kombëtare ”Bota sot”. Spektri është një dritare informative e cila po mashon me hapa të shpejtë drejtë demokratizimit të vendit Në fund zoti Dërmaku ju përshëndes ju dhe të gjithë shqipëtarët kudo që jetojnë dhe veprojnë. Shëndet të mirë dhe jetë të gjatë. Dhe krejt në fundë, këthim sa ma të shpejtë në vendlindje ku siq thotë një fjalë e urtë e popullit thotë: “Balta është më e ëmbël se sa mjalta".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test