U ndanë në fëmijëri, fati i ribashkon pas 70 vitesh

Ndryshe

U ndanë në fëmijëri, fati i ribashkon pas 70 vitesh

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:48
Nora Boardman dhe Eileen Gill

Dy të moshuara që humbën kontaktin për 70 vite, më në fund janë ribashkuar.

Nora Boardman dhe Eileen Gill, krejt rastësisht u zhvendosën për të jetuar në të njëjtën shtëpi të pleqve.

Boardman, 91 vjeç, u zhvendos në një shtëpi të re të kujdesit Crispin Court Care Home në Stafford, West Midlands në gusht të vitit të kaluar dhe u habit kur pa miken e saj të rinisë, 89 vjeçaren Gill që erdhi në të njëjtën qendër në janar.

Ato e njohën njëra-tjetrën menjëherë pavarësisht se kishin kaluar 7 dekada pa u parë.

“Mendoja se nuk do ta takoja kurrë Eileen  pasi rrugët tona u ndanë kur ishim fëmijë. Nuk mund ta besojmë që tani jetojmë nën një çati dhe do shikohemi çdo ditë. Ndihem me fat dhe duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar,”-tha Nora.

Shoqet e fëmijërisë u rritën në  Eccleshall, Staffordshire por Eileen u zhvendos 20 milje larg në fshatin Brewood në moshën 12 vjeçare ndaj ato humbën kontaktet me njëra-tjetrën.

Tani Nora dhe Eileen do e kalojnë pjesën tjetër të jetës bashkë. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat