Lind foshnja me tre koka, habit mjekët - Bota Sot
Lind foshnja me tre koka, habit mjekët

Ndryshe

Lind foshnja me tre koka, habit mjekët

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 14:37
Foto

Një ngjarje e rrallë ka shokuar Indinë dhe mbarë botën në 11 korrik të këtij viti, por që u bë publike së fundmi për mediet.

Në një qendër shëndetësore në lagjen Etah të Uttar Pradesh, një foshnje ka lindur me tre “koka” duke habitur familjarët dhe stafin mjekësor. Mësohet se nëna e foshnjës kishte pasur dhimbje ekstreme në vendin e saj të punës, duke qenë në muajin e fundit të shtatzënisë dhe për këtë arsye i ishte drejtuar qendrës shëndetësore.Mjekët thanë se mamaja nuk kishte përjetuar ndonjë ndërlikim gjatë shtatzënisë, por fakt është se foshnja ka dy zgjatime të mëdha të formuara në skeletin e pasmë, defekt i rrallë në lindje që njihet si encefaloceles.

Bluzat e bardha thonë se do të bëjnë një skanim të rezonancës magnetike (MRI) për të përcaktuar arsyet që shkaktuan anomalinë. Megjithëse e rrallë, raporte tregojnë se lindja e foshnjave me më shumë se një kokë nuk është një fenomen i ri, veçanërisht në vendet afrikane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...