​Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë - Bota Sot
​Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Ndryshe

​Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Më: 28 prill 2020 Në ora: 07:07
Ilustrim

Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë është një fushatë ndërgjegjësimi me qëllim përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në mbarë botën.

28 prilli është gjithashtu një ditë, në të cilën sindikatat në botë përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të aksidenteve dhe sëmundjeve në punë.

Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në punë është një pjesë integrale e Strategjisë Globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO, e cila promovon krijimin e një sigurie globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë aktorëve.

Në këtë datë, në shumë vende të botës, autoritetet kombëtare, sindikatat, organizatat e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe punëdhënësit, organizojnë aktivitete të shumta.

ILO ka vendosur 28 prillin si Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në punë për promovimin e parandalimit të aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës

Çfarë është siguria dhe shëndeti në punë?

Siguria dhe shëndeti në punë janë masat parandaluese të marra që kane si synim përmirësimin e kushteve gjatë procesit të punës, ruajtjen e jetës, integritetin e shëndetit, mbrojtjen fizike dhe mendore të punëmarrësve që përfshihen në procesin e prodhimit.

Objektivat e shëndetit në punë synojnë:

1- Në promovimin dhe mirëmbajtjen në nivel të lartë të mirëqenies fizike, mendore dhe sociale të punonjësve në të gjithë profesionet.

2- Në parandalimin e sëmundjeve që vijnë si pasojë e kushteve të punës së punonjësve.

3- Në mbrojt jen e punëtorëve nga rreziqet që rrjedhin nga faktorë të dëmshëm për shëndetin në lidhje me punën.

4- Në dhënien e një pune të përshtatshme për çdo punëmarrës, që i përshtatet aftësive të tij fiziologjike dhe psikologjike “Përshtatje e vendit të punës me punëmarrësin dhe punëdhënësin me vendin e tij të punës”

Përse janë të rëndësishme siguria dhe shëndeti në punë?

Sipas statistikave çdo vit në Bashkimin Evropian, më shumë se 5500 njerëz humbin jetën e tyre si pasojë e aksidenteve në vendin e punës. Është shumë e vështirë që të përcaktosh ndikimin e sëmundjeve profesionale ndaj shëndetit dhe për këtë çështje nuk ka asnjë konsensus të të dhënave. Megjithatë, vlerësimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) sugjerojnë se 159.000 njerëz në BE çdo vit vdesin si rezultat i sëmundjeve profesionale.

Kompani të ndryshme në vende të BE-së, humbin rreth 143 milionë ditë pune çdo vit nga aksidentet në punë. Vlerësimet janë të ndryshme, por aksidente të tilla dhe shëndeti i keq i kushtojnë ekonomisë së BE-së të paktën 490 miliardë euro në vit. Parashikimi i rreziqeve, zbatimi i masave efekt ive të sigurisë dhe ndjekja në vazhdimësi me rigorozitet e tyre janë të rëndësishme për reduktimin e këtyre shifrave (EU-OSHA Vende Pune të shëndetshme 2012-13).

Çdo vit, më shumë se dy milion gra dhe burra vdesin si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës. Punëtorët vuajnë afërsisht një humbje prej 270 milion euro çdo vit të lidhura më aksidentet dhe 160,000,000 të tjera të lidhura me incidentet dhe sëmundjet po në vendin e punës.

Substanca të rrezikshme vrasin 440.000 punëtorë në vit – asbesti merr 100.000 jetë në vit Një punëtor vdes çdo 15 sekonda në mbarë botën. 6.000 punëtorë vdesin çdo ditë. Më shumë njerëz vdesin në vendin e punës krahasuar me ata të vrarë në luftëra. “Është e pamundur që të arrihet siguri absolute në punë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të parandalohet”

“Parandalimi është më i mire se kurimi”

Parandalimi është themeli i qasjes evropiane ndaj problemeve të sigurisë dhe të shëndetit në punë. Në praktikë, kjo do të thotë që të analizohen proceset e punës për të identifikuar rreziqet afatgjata dhe afatshkurtra, dhe më pas të veprohet për ti shmangur ose për t’i zbutur ato sa më shumë të jetë e mundur. Parandalimi i dëmtimeve dhe sëmundjeve nga rreziqet e shëndetit në punë bazohet në dy koncepte bazë:

1- Mjedisi në punë dhe teknologjia prodhuesve duhet të projektohen në mënyrë që rreziqet për shëndetin të evidentohen ose minimizohen në minimum.

2- Punonjësit duhet të njohin rreziqet në vendin e punës, të trajtohen, edukohen, ndërgjegjësohen që të sillen në mënyrë të sigurt e të përdorin pajisjet mbrojtëse personale në punë. Përvoja e shumë vendeve të botës ka treguar se fokusimi në përmirësimin e mjedisit të punës dhe shmangia e rreziqeve në punë është më tepër se sa thjeshtë tu thuash punonjësve që të jenë të kujdesshëm.

Një mjedis pune i shëndetshëm dhe i sigurt mbron shëndetin dhe jetën tuaj!

(Informacione të marra nga Instituti i Shëndetit Publik) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat