Qesh gjithmonë dhe nuk shkon kurrë në banjo, jeta e çuditshme e Kim Jong-un - Bota Sot
Qesh gjithmonë dhe nuk shkon kurrë në banjo, jeta e çuditshme e Kim Jong-un

Ndryshe

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Qesh gjithmonë dhe nuk shkon kurrë në banjo, jeta e çuditshme e Kim Jong-un

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 16:19
Kim Jong

Data e tij e lindjes është e panjohur:8 janar ose 6 korrik e vitit 1982, 1983, ose 1984. E sakta mund të jetë kjo e fundit. Por lideri komunist dëshiron të duket më i pjekur, ndaj viti zyrtar i lindjes është 1982.

Fëmijëria e tij është një mister. Ai nuk dëshiron të publikojë as fotografi të fëmijërisë së tij. Kjo foto është publikuar në vitin 2014 gjatë një tubimi të madh ushtarak. Por askush nuk e di nëse janë vërtet të tijat.

Ai i zgjedh vetë vajzat për grupin lokal muzikor të popit. Në vend të muzikantëve me flokë të gjata në Perëndim, grupet muzikore të Koresë së Veriut kanë orkestra ushtarake. Një nga bandat muzikore më të famshme të vajzave në Kore të Veriut quhet “Moranbong”.

Kim Jong-un mban disa tituj të ndryshëm si “Shoku i Shkëlqyer”, “Gjeniu”, “Marshalli i Koresë së Veriut”. Ai është i diplomuar për fizikë në Universitetin e Kim II-sung, dhe në ekonomi në një universitet privat në Malajzi

Është shkolluar në Zvicër duke përdorur një emër tjetër. Ka ndjekur një shkollë shumë prestigjioze në Bernë gjatë viteve 1998- 2000. Në universitet e kujtojnë si të dobët në mësime, qesharak, dhe më të interesuar mbi sportin sesa politikën.

Adhuron basketbollin amerikan. Në vitin 2013, njihet dhe bëhet mik me yllin e NBA, Denis Rodman. Rodman thotë: “Ndoshta ai është psikopat, por nuk e kam vërejtur këtë!”.

Buzëqesh në çdo foto. Mund të duket paksa e çuditshme, që lideri i një vendi kaq brutal të qeshë kaq shumë, por kjo bëhet për një arsye. Kim Jong-un duhet t’i tregojë popullit se ai është personifikimi i lumturisë.

Ai ka një stil flokësh “hipster”. Stili duket qesharak, por në fakt është një stil ushtarak. Thuhet se Kim nuk u beson berberëve dhe i pret vetë flokët.

Ai s’ka nevojë të shkojë në banjo. Të paktën, kjo është ajo çfarë besojnë njerëzit në Korenë e Veriut. E njëjta gjë thuhej dikur për babain e tij, Kim Jong-il.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test