Ja se si duket të aterosh në zona me stuhi nga kabina e pilotit - Bota Sot
Ja se si duket të aterosh në zona me stuhi nga kabina e pilotit

Ndryshe

Ja se si duket të aterosh në zona me stuhi nga kabina e pilotit

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 23:31
Pamje nga video

Drejtimi i një makine në një stuhi është mjaft e vështirë - e lëre një aeroplani.

Por kjo video tregon një pilot dhe bashkëpilotin e tij që menaxhon një aeroplan gjatë një stuhie të tmerrshme në Palma de Majorca në Spanjë.

Në videon e postuar në YouTube nga 737Aviation, fshesat e xhamave të aeroplanëve nuk arrijnë ta fitojnë dot “betejën” kundër shiut dhe, si pasojë, pista nuk është e dukshme më.

Pista shihet vetëm kur avioni është shumë afër terrenit.

Aeroplani shihet gjithashtu duke u dridhur pasi shpejtësitë e erës arrijnë 65 km/h, por disi pilotët arrijnë ta aterojnë avionin në një mënyrë relativisht të qetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test