Asnjë rast vdekje në Prishtinë, Ahmeti: Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha, për qytetet në zonën e verdhë dhe të gjelbër

Prishtina

Asnjë rast vdekje në Prishtinë, Ahmeti: Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha, për qytetet në zonën e verdhë dhe të gjelbër

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 15:32
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas publikimit të të dhënave të fundit nga IKSHPK lidhur me COVID-19.

Ahmeti tha se Prishtina sot pati 237 raste dhe nuk u shënua asnjë vdekje në 24 orëshin e fundit.

Por që në Prizren u regjistruan tri vdekje. Ahmeti pyeti nëse COVID-i i Prizrenit është më i rrezikshëm? E që sipas tij ka të bëjë pikërisht me numrin e testeve dhe se masat janë të bazuara në numra që s’kanë kuptim.

Shpend Ahmeti shtoi se pasojat e masave të gabuara janë të mëdha.

Postimi i plotë:

Sot Prishtina 237 raste e zero vdekje nga covidi!

Prizreni 29 raste e 3 vdekje’

A thua Covidi i Prizrenit më i rrezikshëm? Natyrisht se Jo. Ka të bëjë me numrin e testeve. Prandaj masat janë të bazuara në numra që skanë kuptim.

Në pesë ditët e fundit numrat e të infektuarve kanë qenë

25 nëntor – 704

26 nëntor – 775

27 nëntor – 764

28 nëntor – 639

29 nëntor – 626

Në fillim krijohet bindja se është në rënie.

Por në qoftë se e shikojmë si përqindje e testit storia është tjetër.

25 nëntor – 704/1651 42.6 %

26 nëntor – 775/1903 40.7 %

27 nëntor – 764/1827 41.8 %

28 nëntor – 639/1565 40.8 %

29 nëntor – 626/1505 41.5 %

Pra 40 përqind positivity është tepër tepër shifër e lartë. Dhe nuk po bjen.

Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha. Jo për qytetet në zonën e kuqe por për ato në zonën e verdhë dhe të gjelbërt. Thuhet se nuk kanë raste për shkak se numrin e testeve e kanë të vogël. Ndëraa ata sillen pa restriksione dhe qytetarët mendojne se janë të sigurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat