Çerdhja në Prishtinë kontribuon për ndotjen e ajrit, përdor thëngjill për ngrohje të fëmijëve

Prishtina

Çerdhja në Prishtinë kontribuon për ndotjen e ajrit, përdor thëngjill për ngrohje të fëmijëve

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 12:43
Çerdhja në Prishtinë

Një çerdhe në mëngjesin e sotëm ka ndotur ajrin në lagjen e Spitalit në kryeqytet. Sipas banorëve aty, çerdhja në fjalë thuajse çdo ditë përdorë thëngjill për nxehje dhe kjo po u pengon atyre, pasi që ajri po bëhet shumë i dëmshëm.

Prishtina edhe këtë vit po përballet me ajër shumë të ndotur dhe shumë të dëmshëm për qytetarët.

Faktorët kryesorë po dalin që janë, veturat, përdorimi i thëngjillit si dhe tymi që po vjen nga termocentralet e Obiliqit.

Ndërkaq në mëngjesin e sotëm një çerdhe në lagjen e Spitalit në kryeqytet, ka ndotur ajrin shumë, ku sipas banorëve aty kjo çerdhe thuajse çdo ditë përdorë thëngjill për ngrohje të fëmijëve që shkojnë aty.

Banorët që kanë dërguar fotografitë, kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që krijohet kaq tym i madh nga çerdhja dhe bëhet ndotje e madhe përreth.

Ndërkaq sipas matësve të Ambasadës së Amerikës për ndotjen e ajrit, sot në Prishtinës ajri është shumë i ndotur dhe i pashëndetshëm. Vlerat e ndotjes kanë shënuar shifrën prej 165 PPM.

Lagjet me ajrin më të ndotur në Prishtinë janë, Muhaxherët, Arbëria, qendra dhe lagja e Spitalit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat