Telat e rrymës morën kontakt mes vete në Prishtinë, intervenimi i Policisë evitoi rreziqet

Prishtina

Telat e rrymës morën kontakt mes vete në Prishtinë, intervenimi i Policisë evitoi rreziqet

Më: 14 janar 2021 Në ora: 00:22
Foto

Në orët e mbrëmjës së sotme, në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, gjegjësisht në afërsi të tunelit, ka pasur kontakt të telave mes vete në shtyllën elektrike, por falë një intervenimi të shpejtë nuk pati pasoja.

Reagimi i menjëhershëm i lagjës dhe Policia e Stacionit “Qendra” në bashkëpunim me zjarrfikësit, bëri që ky defekt të rregullohet, dhe të evitohen rreziqet që mund t’i kanoseshin qytetarëve.

Një qytetar ka publikuar edhe një video nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat